Të paktën 18 migrantë që po përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe me një varkë të vogël vdiqën kur ajo u përmbys në jug të ishullit të Kretës, kanë thënë autoritetet greke të shtunën.
Varka është gjetur të shtunën nga një anije tregtare turke që po kalonte, kanë thënë autoritetet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy të mbijetuar janë shpëtuanr teksa një operacion shpëtimi për të gjetur më shumë të mbijetuar ka vazhduar edhe të dielën.
Greqia është një pikë kryesore hyrëse në Bashkimin Evropian për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi dhe aksidentet fatale janë një dukuri e zakonshme.
Udhëtimi i shkurtër por i rrezikshëm nga bregu i Turqisë në ishujt grekë të afërt me varka të vogla, shpesh në kushte të këqija, dikur ishte rruga kryesore derisa patrullimet e shtuara ulën përpjekjet e kalimit.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se nga vinte varka e fundosur.