Më shumë se 60 migrantë ka vdekur të dielën pasi një varkë me rreth 150 persona është përmbysur pranë brigjeve të provincës jugore Abyan të Jemenit, për shkak të motit të keq.
Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen ka thënë për BBC-në se janë gjetur 68 trupa, janë shpëtuar 12 persona dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas IOM-it, shumica e viktimave besohet se janë shtetas të Etiopisë.
Jemeni shfrytëzohet si rrugë kryesore transit për migrantët nga Afrika Lindore, sidomos Etiopia dhe Somalia, të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e Gjirit Persik në kërkim të punës.
IOM-i thekson se qindra migrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në muajt e fundit në përpjekje të ngjashme.
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez