Pesëdhjetë e tre migrantë, përfshirë dy foshnje, rezultojnë të vdekur ose të zhdukur pasi një gomone që mbante 55 persona u përmbys pranë brigjeve të Libisë, ka bërë të ditur të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Varka ishte nisur nga Zawiya të enjten dhe është përmbysur pranë Zuwara të premten, ka thënë IOM në një deklaratë, duke cituar të mbijetuarit.
Zawiya dhe Zuëara janë qytete bregdetare në perëndim të kryeqytetit libian, Tripoli.
"Vetëm dy gra nigeriane u shpëtuan gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi nga autoritetet libiane. Një e mbijetuar raportoi se kishte humbur burrin e saj, ndërsa tjetra tha se kishte humbur dy foshnjat e saj në tragjedi", thuhet në njoftimin e IOM.
Më shumë se 1,300 migrantë janë zhdukur në Mesdheun Qendror në vitin 2025, sipas agjencisë së OKB-së.
Edhe
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit
Vetëm në janar, të paktën 375 migrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur në zonë pas përmbytjes së disa anijeve “mes motit ekstrem”, teksa qindra vdekje të tjera që besohet se kanë mbetur të paregjistruara.
“Incidenti i fundit e çon numrin e migrantëve të raportuar të vdekur ose të zhdukur në këtë rrugë në vitin 2026 në të paktën 484”, ka thënë agjencia.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi