Të paktën 26 migrantë kanë humbur jetën të mërkurën si pasojë e fundosjes së dy anijeve në brigjet e ishullit Lampedusa të Italisë, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ka thënë roja bregdetare dhe zyrtarët e OKB-së, raportoi “France24”.
60 persona të tjerë kanë shpëtuar në këto përmbytje që ndodhën në zonën mes Afrikës së Veriut dhe Italisë, zonë që OKB-ja e përshkruan si kalimin detar më të rrezikshëm në botë për migrantët.
Të dy anijet janë nisur nga Tripoli i Libisë, sipas rojes bregdetare italiane.
Thuhet se njëra nga anijet filloi të mbushej me ujë, duke bërë që njerëzit të kalonin në anijen tjetër, e cila gjithashtu përmbys.
"Aktualisht 60 persona janë shpëtuar dhe zbarkuar në Lampedusa, dhe të paktën 26 viktima. Numri i viktimave është ende i përkohshëm dhe po përditësohet", thuhet në deklaratën e rojës bregdetare.
Agjencia e refugjatëve e UNHCR-së tha të mërkurën se deri më tani këtë vit ka pasur 675 vdekje të migrantëve në rrugën qendrore të Mesdheut.
Shkon në 72 numri i të vdekurve nga dyndja masive e migrantëve drejt Ceutës
Sipas ministrisë së brendshme, deri të mërkurën, 38,263 migrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë këtë vit.
Një numër i ngjashëm u regjistrua në të njëjtën kohë vitin e kaluar, por shifra është dukshëm më e ulët se në vitin 2023, kur pothuajse 100,000 njerëz kishin mbërritur deri në mesin e gushtit.