Botë

Ambasadori i Iranit në OKB i quan “të motivuara politikisht” sulmet e SHBA-së

Amir-Saeid Iravani

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, i ka quajtur “të pabaza” akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Teheranit, duke thënë se sulmi ndaj bazave të centraleve bërthamore ishte i motivuar politikisht.

Ai është shprehur në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit që secili shtet duhet ta dënojë sulmin.

“Kjo është një provë historike për këtë Këshill dhe për Kombet e Bashkuara në tërësi...Secili shtet dhe secili akter përgjegjës duhet të ngrihet dhe t'i dënojë, pa asnjë dilemë, këto krime të hapura”, ka thënë ambasadori iranian, teksa tha se sulmi amerikan i kryer në tri vende ishte flagrant.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, ka deklaruar se kostoja e mosveprimit në Iran “do të kishte qenë katastrofike”, derisa shtoi se një Iran bërthamor “do të kishte qenë dënim me vdekje”.

Ambasadori izraelit ka shtuar se “kështu duket linja e fundit e mbrojtjes kur çdo linjë ka dështuar”.

Danon po ashtu akuzoi Iranin se po përdor negociatat bërthamore si kamuflazh për të fituar kohë, për të ndërtuar raketa dhe për të pasuruar uranium.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja godet Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte...