Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja godet Iranin

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte bërthamore në Iran.

“E kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tri objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai ka shtuar se një “ngarkesë e plotë bombash” u hodh mbi objektin në Fordow, ndërsa të gjithë avionët janë në rrugë për t’u kthyer në SHBA.

Po ashtu, Trump ka shkruar në këtë rrjet social se ky është moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe gjithë botën.

“Irani tani duhet të pajtohet t’i japë fund kësaj lufte”, ka shtuar Trumpi që po ashtu ka postuar një fotografi me shkrimin “Fordow ka marrë fund”.

Siç ka shkruar CNN, për bombardimet u përdorën bombarduesit e famshëm amerikanë B2.

Edhe Irani ka pranuar sulmin në Fordow. Morteza Heydari nga menaxhmenti i krizave në provincën Qom ka thënë se “një pjesë e zonës bërthamore në Fordo ishte në sulm ajror”, sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim”. Irani po ashtu ka konfirmuar goditjet edhe në Natanz e Isfahan.

Ndërkohë, sipas transmetuesit izraelit, “Kan”, zyrtarë izraelitë kanë thënë se kanë qenë në “koordinim të plotë” me SHBA-në për sulmet në Iran.

Izraeli dhe Irani kanë këmbyer sulme ajrore që nga e premtja e shkuar. Izraeli sulmoi bazat ushtarake dhe bërthamore të Iranit me pretendimin se ato kërcënojnë ekzistencën e shtetit izraelit. Ndërkohë Irani u hakmor duke lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të Izraelit.

SHBA-ja ka thënë se e ka mbështetur Izraelin, teksa Trumpi i pati dhënë maksimumi dy javë afat Iranit që të arrijë paqen dhe të heqë dorë nga programi bërthamor.

Ambasadori i Iranit në OKB i quan “të motivuara politikisht” sulmet e SHBA-së

1 v. më parë / 22 qer 2025 23:07
Amir-Saeid Iravani

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, i ka quajtur “të pabaza” akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Teheranit, duke thënë se sulmi ndaj bazave të centraleve bërthamore ishte i motivuar politikisht.

Ai është shprehur në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit që secili shtet duhet ta dënojë sulmin.

“Kjo është një provë historike për këtë Këshill dhe për Kombet e Bashkuara në tërësi...Secili shtet dhe secili akter përgjegjës duhet të ngrihet dhe t'i dënojë, pa asnjë dilemë, këto krime të hapura”, ka thënë ambasadori iranian, teksa tha se sulmi amerikan i kryer në tri vende ishte flagrant.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, ka deklaruar se kostoja e mosveprimit në Iran “do të kishte qenë katastrofike”, derisa shtoi se një Iran bërthamor “do të kishte qenë dënim me vdekje”.

Ambasadori izraelit ka shtuar se “kështu duket linja e fundit e mbrojtjes kur çdo linjë ka dështuar”.

Danon po ashtu akuzoi Iranin se po përdor negociatat bërthamore si kamuflazh për të fituar kohë, për të ndërtuar raketa dhe për të pasuruar uranium.

Rusia për sulmet e SHBA-së në Iran: Askush s’e di çfarë katastrofash të reja do të sjellë

1 v. më parë / 22 qer 2025 22:30
Rusia

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, i ka dënuar sulmet amerikane në Iran, duke i cilësuar si të papërgjegjeshme, të rrezikshme dhe provokuese.

Në mbledhjen urgjente që po mbahet të dielën, Nebenzya u shpreh se “SHBA-ja ka hapur kutinë e Pandorës”, duke shtuar se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë.

“SHBA-ja shihet qartë që nuk është e interesuar për diplomaci”, ka thënë ai, ka raportuar Skyneës.

Ndërsa, ambasadorja e SHBA-së, Dorothy Shea, u shpreh se Irani i ka penguar bisedimet e mëparshme bërthamore.

Sipas saj, Irani “e ka errësuar prej kohësh programin e armëve bërthamore dhe i ka penguar përpjekjet tona me mirëbesim”.

Ajo i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të ftojë Iranin t'iu japë fund përpjekjeve për të zhdukur Izraelin.

Guterres: Sulmi amerikan, kthesë e rrezikshme për një rajon tashmë të tronditur

1 v. më parë / 22 qer 2025 22:11
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmi amerikan ndaj centraleve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është i tronditur”.

Ai ka thënë se dënon çfarëdo përshkallëzimi ushtarak në Lindje të Mesme, teksa ftoi për diskutime.

“Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, ka deklaruar Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën.

“Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është duke u tronditur...E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Rafael Grossi, shef i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), dha përditësime mbi situatën aktuale në uzinat bërthamore iraniane.

“Krateret janë të dukshme në vendin e Fordoë - vendi kryesor i Iranit për pasurimin e uraniumit në 60%, duke treguar përdorimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të municioneve që depërtojnë në tokë. Kjo është në përputhje me deklaratat nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Grossi, duke shtuar se në këtë kohë, askush, përfshirë IAEA-n, nuk është në pozicion “për të vlerësuar dëmet nëntokësore në Fordow”.

Sipas shefit të IAEA-s, në sulme kundër centraleve iraniane, SHBA-ja përdori municione që depërtojnë në tokë. Gjatë diskutimit u theksua se s’ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendeve ku u sulmua.

Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart

1 v. më parë / 22 qer 2025 20:36
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëpërmjet sulmit ndaj vendeve bërthamore të Iranit, iranianëve “ua ka marrë bombën nga duart”, ku tha se ata “do ta përdornin nëse do të mundnin”.

Duke i reaguar kongresistit Thomas Massie, që sulmet amerikane i cilësoi si “jokushtetuese”, Trump ka shkruar se ky kongresist “mendon që është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘vdekje Amerikës’”.

“Ai është një forcë negative që pothuajse gjithmonë voton ‘Jo’, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë. Ai mendon se është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘Vdekje Amerikës’, në secilin rast që i jepet. Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë, dhe madje ka marrë kontrollin e Ambasadës Amerikës në Teheran nën Administratën Carter”, ka shkruar Trump në rrjetin Truth Social.

Presidenti amerikan ka shtuar se Massie duhet të fillojë ta vendosë SHBA-në të parën. Ai gjithashtu i falënderoi ushtarët “për punën e mrekullueshme që bënë mbrëmë”.

“Ishte vërtetë e veçantë. Bëjeni Amerikën sërish të madhe”, ka thënë Trump, duke përdorur sloganin e tij.

Britania, Franca dhe Gjermania i kërkojnë Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim destabilizues

1 v. më parë / 22 qer 2025 19:37
Irani

Photo: Associated Press

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme, ka raportuar BBC.

Nëpërmjet një deklarimi të përbashkët, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz thonë se kanë qenë “vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se e mbështesin sigurinë e Izraelit.

Për sulmet amerikane ndaj vendeve bërthamore iraniane, tre liderët thanë se “qëllimi ynë vijon të jetë parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore”.

Udhëheqësit gjithashtu i kanë bërë thirrje Iranit që të angazhohet në negociata “për të siguruar një marrëveshje që i adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin bërthamor”.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim, në koordinim me të gjitha palët”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri vendeve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret seancë të jashtëzakonshme

1 v. më parë / 22 qer 2025 17:48
OKB

Photo: Associated Press

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në Iran.

BBC-ja ka raportuar të dielën se Irani ka kërkuar një takim të organit prej 15 anëtarësh, për t'i trajtuar veprimet e Shteteve të Bashkuara, që paraprakisht i cilësoi “skandaloze” dhe me pasoja të përjetshme.

SHBA-ja është një prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Anëtarët e tjerë të përhershëm janë Kina, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Irani nis procedurat për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

1 v. më parë / 22 qer 2025 17:01
Ngushtica e Hormuzit

Parlamenti iranian ka miratuar një masë për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar, pas sulmeve amerikane në tri objekte bërthamore, ka raportuar të dielën Anadoly Agency.

“Parlamenti ka arritur në përfundim se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet. Vendimi final për këtë çështje i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare”, ka njoftuar gjeneralmajori Esmaeil Koësari, njëherit anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit.

Ngushtica e Hormuzit cilësohet si porta më e rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Rubio bën thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:57
Marco Rubio

Photo: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit , Marco Rubio, ka bërë thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas sulmeve ushtarake të së shtunës.

Rubio ka thënë se SHBA-ja është "e përgatitur të flasë me ta nesër".

Diplomati më i lartë amerikan ka përsëritur se Irani mund të ketë një program bërthamor civil, por jo pasurim të uraniumit, raporton CNN.

"Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: 'Në rregull, nëse duam vërtet energji bërthamore në vendin tonë, ka një mënyrë për ta bërë këtë'. Kjo ofertë është ende. Ne jemi të përgatitur të flasim me ta nesër dhe të fillojmë të punojmë për këtë”, ka thënë Rubio në Fox Neës.

"Steve Wtkoff ka udhëtuar shumë nëpër botë duke u përpjekur të arrijë atë marrëveshje me ta, por ata luajnë shumë lojëra. Ata luajnë shumë lojëra”, ka shtuar Rubio.

Rubio ka argumentuar se Irani "është përpjekur të luante" në negociata, kështu që "presidenti duhej të ndërmerrte veprime si përgjigje". 

Rubio ka thënë se Irani ka “një vendim shumë të thjeshtë” për të marrë.

“Nëse ajo që duan janë reaktorë bërthamorë në mënyrë që të kenë energji elektrike, ka kaq shumë në kaq shumë vende të tjera në botë që e bëjnë këtë dhe nuk kanë nevojë të pasurojnë uraniumin e tyre, ata mund ta bëjnë këtë”, është shprehur ai.

Irani e ka hedhur poshtë idenë e mospasjes së mundësisë për të pasuruar uranium.

NYT: Ushtria e SHBA-së po tërhiqet sërish në luftërat e Lindjes së Mesme

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:31
SHBA - Iran

Photo: Associated Press

Sulmet ndaj objekteve bërthamore në Iran janë kthesë e jashtëzakonshme për Ushtrinë e SHBA-së që ishte supozuar të largohej nga dy dekada luftërash të pafundme në Lindje të Mesme. Këto sulme e kthyen SHBA-në sërish në gatishmëri lufte, shkruan “The New York Times”.

Në të gjithë rajonin, ku mbi 40 mijë trupa amerikane janë në baza dhe luftanije, dhe sulmet sollën një periudhë gatishmërie të lartë ndërsa Pentagoni po përgatitet për një hakmarrje thuajse të sigurt nga Irani.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se tri objektet bërthamore iraniane janë goditur, përfshirë edhe objektin Fordow që gjendet brenda një mali.

Bombat e përdorura në sulme besohet se përfshinë edhe “bunker shkatërruesit”, që janë të ndërtuar për të goditur bunkerët e thellë nëntokësorë apo armët që gjenden në objekte të mbrojtura nëntokësore.

Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se disa bomba bunker-shkatërruese u hodhën në Fordow, dhe se sipas vlerësimeve fillestare mendohet se objekti është “hequr nga tavolina”.

Sulmi ishte hera e parë që Ushtria amerikane kishte përdorur armën në luftime.

Sulmet, pavarësisht të sukseshme apo jo, me shumë gjasë të hasin në përgjigje të ashpër. Teherani është zotuar t’i sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe agjencitë amerikane të inteligjencës konfirmuan para se të ndodhte sulmi, se Irani do të ndërmerrte hapa për ta zgjeruar luftën dhe për t’i goditur forcat amerikane në rajon.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se sulmet kundër tri objekteve bërthamore ishin të kompletuara. Zyrtari tha se nuk pritej të ketë sulme pasuese, megjithëse komandantët ishin gati t’i përgjigjeshin çdo hakmarrjeje iraniane.

Një zyrtar amerikan tha se gjashtë aeroplanë bombardues amerikane B-2 hodhën 12 bomba bunker shkatërruese në Fordow, nëndetëset e Marinës amerikane lëshuan 30 raketa lundrimi në Natanz dhe Isafahan. Një B-2 hodhi dy bomba bunker shkatërruese në Natanz, tha zyrtari. Sulmet janë kulmi i viteve planifikim nga Komanda Qendrore e SHBA-së, që është përgjegjëse për operacionet në rajon. Por, pak pritën se këto plane do të realizoheshin aq papritur. Erdhën mbi një javë pasi Izraeli lansoi sulme në Iran.

Irani reagoi me breshëri raketash, si dhe ofroi të rifillonte negociatat mbi programin e tij të zhvillimit bërthamor.

Irani ndërtoi objektin e centrifugave në Fordow për të parandaluar sulmin ndaj tij. Në vitin 1981, duke përdorur avionë luftarakë F-15 dhe F-16, Izraeli bombardoi një objekt bërthamor në afërsi të Baghdatit si pjesë e tentimit për ta ndalur Irakun që të siguronte armë bërthamore – një sulm që në thelb ndaloi programin e armëve të Irakut. Ai objekt ishte mbi tokë.

Në sulmet e tij ndaj Iranit, Izraeli kishte goditur objektet bërthamore mbi tokë, por jo Fordown. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë GBU-57 Massive Ordnance Penetrator – emri zyrtar për bombën e nevojshme për të shkatërruar bunkerët. Administratat e mëparshme amerikane kanë refuzuar t’ia japin Izraelit një bombë të tillë. Forca Ajrore e Izraelit gjithashtu nuk ka avionë luftarakë të nevojshëm për të dërguar bombën te destinacioni.

Bombat kanë mbështjellës të trashë çeliku dhe përmbajnë sasi më të vogël eksplozivi sesa bombat e madhësisë së njëjtë që përdoren për përdorim të përgjithshëm. Mbështjellësi i rëndë lejon që municioni të mbetet i paprekur ndërsa shpon tokën, shkëmbinjtë dhe betonin para se të shpërthejë.

Irani ka shumë mënyrë për t’u hakmarrë, duke përfshirë asetet detare dhe aftësitë e tjera që do t’i duheshin për ta mbyllur Ngushticën e Hormuzit, një veprim që mund të bllokojë çdo anije të Marinës Amerikane në Gjirin Persik, thonë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar ta minojnë ngushticën nëse SHBA-ja bashkohet në sulmin e Izraelit ndaj Iranit.

Rruga e ngushtë ujore prej rreth 90 miljesh që lidh Gjirin Person me oqenin e hapur është një rrugë kyçe transporti detar.

Një e katërta e naftës në botë dhe rreth 20 për qind e gazit natyror të lëngshëm në botë kalon nëpërmjet kësaj ngushtice. Bllokimi do të shkaktonte rritje të çmimit të naftës dhe gazit.

Më herët këtë javë, anijet e Marinës amerikane filluan të shpërndaheshin për ta shmangur sulmin.

Në mandatin e tij të parë, Trump autorizoi një sulm me dron që vrau një gjeneral të fuqishëm iranian në Baghdad. Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash të qëlluara drejt trupave amerikane në Irak, duke lënë rreth 110 trupa me lëndime të rënda në kokë dhe duke goditur aksidentalisht një aeroplan të pasagjerëve të Ukrainës, duke vrarë 176 persona që ishin në të.

Iranit nuk i duhet shumë përgatitje për të goditur bazat ajrore dhe detare të SHBA-së në rajon. Ushtria e Iranit ka baza ushtarake brenda distancës së goditjes së Bahrejnit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zyrtarët amerikanë thanë më herët këtë javë se Irani ka përgatitur raketat dhe pajisjet tjera ushtarake për sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.

Duke parashikuar një sulm të tillë, forcat amerikane në ditët e fundit kanë forcuar mbrojtjen ajrore.

Të shtunën zyrtarët amerikanë thanë se avionë luftarakë shtesë F-22, F-16 dhe F-35 të Forcave Ajrore të SHBA-së ishin pozicionuar në Lindjen e Mesme nga bazat në Evropë, dhe pritet të vijnë tjerë.

Po ashtu aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”, me 60 avionë në bord, përfshirë avionë luftarakë F-35, aktualisht po lundron në Detin Arabik.

Një aeroplanmbajtëse e dytë, “Nimitz”, anuloi një ndalesë në portin e Vietnamit më herët këtë javë për të nxituar për në rajon dhe pritet të mbërrijë ditët e ardhshme, thanë zyrtarët amerikanë.

Kryeministri britanik i bën thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:21
Keir Starmer

Photo: Associated Press

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë thirrje të dielën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave, duke thënë se stabiliteti është përparësi në rajonin e paqëndrueshëm.

Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë të ngushtë të SHBA-së kërkuan një kthim në tryezën e negociatave pas sulmeve amerikane ndaj Iranit që nxitën frikën e një konflikti më të gjerë, duke vënë në dukje kërcënimin që paraqet programi bërthamor i Teheranit, raporton AP.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se SHBA-ja ka "kaluar një vijë të kuqe shumë të madhe", koha për diplomaci ka mbaruar dhe se Irani ka të drejtë të mbrohej. 

Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Bashkimin Evropian, Francën dhe Gjermaninë, u përpoqën pa sukses të ndërmjetësonin një zgjidhje diplomatike në Gjenevë javën e kaluar me Iranin. Starmer ka thënë se programi bërthamor i Iranit përbënte një kërcënim të madh për sigurinë globale. 

Vance: SHBA-ja nuk është në luftë me Iranin

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:08
JD Vance

Photo: Associated Press

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance, në një intervistë për “NBC News”, ka thënë se “SHBA-ja nuk është në luftë me Iranin”.

“Ne jemi në luftë me ambiciet bërthamore të tij”, ka thënë Vance, duke shtuar se SHBA-ja beson se “ka shkatërruar” programin bërthamor të Iranit.

Vance ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët do të punojnë që “përgjithmonë” ta çmontojnë programin bërthamor të Iranit.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti Trump e ka marrë vendimin përfundimtar pak minuta para sulmit. 

Izraeli sulmon qytetin Bushehri në Iran

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:05
Izrael

Photo: Associated Press

Izraeli ka shënjestruar dy vende pranë qytetit të Bushehrit, raporton agjencia e lajmeve “Fars”, transmeton “BBC”.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Mehr” ka njoftuar se mbrojtja ajrore është aktivizuar në “disa lokacione” në qytetin Yazd në pjesën qendrore të Iranit.

Provinca Bushehr është vendi ku ndodhet centrali bërthamor Bushehrit në Iran.

Mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar dje se goditja e centralit do të çonte në një “lëshim të lartë të radioaktivitetit”.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi sulmet e reja.

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e objektit bërthamor në Iran

1 v. më parë / 22 qer 2025 16:03
Maxar

Imazhet e reja satelitore tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në objektin bërthamor nëntokësor të Iranit, në Fordo.

Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies të marra më 22 qershor tregojnë gjashtë kratere të reja, me shumë gjasë pikat e hyrjes për municionet amerikane si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë malit të shkaktuara nga sulmet.

Analisti i imazheve në Shërbimin e Inteligjencës McKenzie, Stu Ray, tha për BBC Verify: “Nuk do të shihni një efekt të madh shpërthimi në pikën e hyrjes pasi nuk është projektuar të shpërthejë në hyrje, por më thellë në objekt”.

Ai shtoi se  duket sikur municione të ndara janë hedhur në dy pika të ndara impakti dhe se ngjyrosja gri në tokë duket se tregon mbeturina betoni të hedhura në ajër nga shpërthimet.

Ray tha se se hyrjet e tunelit duket se janë bllokuar. Meqenëse nuk ka kratere të dukshme ose pika impakti pranë tyre, ai sugjeron se kjo mund të ketë qenë përpjekje iraniane për të “zbutur shënjestrimin e qëllimshëm të hyrjeve nga bombardimet ajrore”.

Nuk është e sigurt se sa dëme i kanë shkaktuar sulmet vetë vendit bërthamor. Në ditët para sulmit, Irani duket se ka ndërmarrë veprime duke i parashikuar këto sulme.

Para shpërthimit
Pas shpërthimit

“Kur Trumpi flet, bota duhet të dëgjojë”, SHBA-ja me mesazh të fuqishëm pas goditjes së Iranit

1 v. më parë / 22 qer 2025 14:52
Pentagon

Në një konferencë të jashtëzakonshme të Pentagonit, disa orë pas goditjes së tri objekteve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shpalosur detaje nga planifikimi i operacionit dhe janë dhënë mesazhe të fuqishme ndaj Iranit.

“Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Kjo për të vënë theksin në paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump, ndaj Iranit për armët bërthamore.

Ai nënvizoi se SHBA-ja ka shkatërruar programin bërthamor iranian, duke shtuar Trump e bëri atë që “shumë presidentë ëndërronin, por nuk mundën”.

Hegseth ka thënë se çdo akt hakmarrjeje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballej me “forcë shumë më të fuqishme” se sa ajo që është treguar në orët e para të së dielës kundër tri objekteve bërthamore.

“Presidenti Trump ka thënë ‘jo armë bërthamore’, ai ka kërkuar paqe dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, ka thënë Hegseth. “Irani do të tregohej i zgjuar nëse do t’i merrte seriozisht këto fjalë, sepse ai vërtetë i mendon ato”.

Në anën tjetër shefi i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, ka thënë se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, ishte një mision shumë i klasifikuar që shumë pak njerëz e dinin për të. 

“Ky ishte mision shumë i klasifikuar me shumë pak njerëz në Washington që dinin kohën ose natyrën e këtij plani”, tha Caine. 

Ai ka treguar se shtatë bombarduesit B-2 ishin të përfshirë në fluturimin 18-orësh në zonën e synuar.  Pasi bombarduesit arritën në hapësirën ajrore iraniane, një nëndetëse amerikane lëshoi dhjetëra raketa lundruese “Tomahaëk” kundër objektivave kyç në centralin bërthamor të Isfahanit. Gjithsej mbi 125 avionë u përfshinë, në mesin e tyre bombardues B-2, cisterna furnizimi me karburantë, aeroplanë zbulimi dhe avionë luftarakë. Duke fluturuar nga një bazë në Missouri, misioni ishte më i gjati me B2 që nga sulmi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Ai tha se në këtë mision kishte një operacion mashtrimi ku bombardues u dërguan në Paqësor si “karrem”. 

Caine ka theksuar se sistemet mbrojtëse të Iranit nuk i panë bombarduesit amerikanë. Sipas tij, raketat Tomahawk u lansuan për të siguruar që SHBA-ja ta ruajë "elementin e surprizës". 

“Duket se sistemet e raketave tokë-ajër të Iranit nuk na panë”, ka shtuar ai. 

Ka deklaruar se tri objektet bërthamore në Iran kanë pësuar dëme të konsiderueshme. 

“Duhet kohë për të bërë vlerësimin final, por vlerësimi fillestar tregon se të tri objektet kanë pësuar dëme ekstreme dhe shkatërrim”, thotë Caine. 

Ai ka thënë se forcat amerikane në rajon janë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

SHBA-ja ka sulmuar tri objekte bërthamore në Iran. Janë sulmuar objektet Fordow, Natanz dhe Esfahan.  

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka thënë se përgjigjja e tij ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të "shkaktojë keqardhje të thellë".

"Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe përmes opsioneve që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor", thuhet në një deklaratë të IRGC-së e botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, raporton CNN.

IRGC-ja ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.

Pentagoni tregon se sa bombardues u përdorën në goditjen ndaj Iranit

1 v. më parë / 22 qer 2025 14:34
Dan Caine

Photo: Associated Press

Kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, ka thënë se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, ishte një mision shumë i klasifikuar që shumë pak njerëz e dinin për të. 

“Ky ishte mision shumë i klasifikuar me shumë pak njerëz në Washington që dinin kohën ose natyrën e këtij plani”, tha Caine. 

Ai thotë se shtatë bombarduesit B-2 ishin të përfshirë në fluturimin 18-orësh në zonën e synuar. 
Pasi bombarduesit arritën në hapësirën ajrore iraniane, një nëndetëse amerikane lëshoi dhjetëra raketa lundruese “Tomahawk” kundër objektivave kyçe në centralin bërthamor të Isfahanit. 

Gjithsej mbi 125 avionë u përfshirë, në mesin e tyre bombardues B-2, cisterna furnizimi me karburantë, aeroplanë zbulimi dhe avionë luftarakë.

Duke fluturuar nga një bazë në Missouri, misioni ishte më i gjati me B2 që nga ofensiva pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Ai tha se në këtë mision kishte një operacion mashtrimi ku bombardues u dërguan në Paqësor si “karrem”. 

Caine shtoi se sistemet mbrojtëse të Iranit nuk i panë bombarduesit amerikanë. 

Ai thotë se raketat Tomahawk u lansuan  për të siguruar që SHBA-ja ta ruajë "elementin e surprizës". 

“Duket se sistemet e raketave tokë-ajër të Iranit nuk na panë”, tha ai. 

Ai ka thënë se të tri objektet bërthamore në Iran kanë pësuar dëme të konsiderueshme. 

“Duhet kohë për të bërë vlerësimin final, por vlerësimi fillestar tregon se të tri objektet kanë pësuar dëme ekstreme dhe shkatërrim”, thotë Caine. 

Ai ka thënë se forcat amerikane në rajon janë në gjendje të gatishmërisë së lartë.


 

SHBA-ja paralajmëron Iranin në rast hakmarrjeje: Do të përballeni me forcë

1 v. më parë / 22 qer 2025 14:23
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth,

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se çdo akt hakmarrjeje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me “forcë shumë më të fuqishme” se sa ajo që është treguar në orët e para të së dielës kundër tri objekteve bërthamore.

“Presidenti Trump ka thënë ‘jo armë bërthamore’, ai ka kërkuar paqe dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, ka thënë Hegseth. “Irani do të tregohej i zgjuar nëse do t’i merrte seriozisht këto fjalë, sepse ai vërtetë i mendon ato”.

Hegseth: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor të Iranit

1 v. më parë / 22 qer 2025 14:11
Pete Hegseth

Pete Hegseth

Photo: Associated Press

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se sulmet e së shtunës mbrëma ishin të dizajnuara për të "degraduar" dhe "shkatërruar" aftësitë bërthamore të Iranit.

Ai ka deklaruar se sulmi ka shkatërruar programin bërthamor iranian, por nuk ka pasur ndikim te trupat apo civilët iranianë. Sipas tij, sulmi po ashtu nuk kishte për qëllim ndërrimin e regjimit në Iran.

Hegseth ka vazhduar duke thënë se shumë presidentë "ëndërronin t'i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri me Trumpin".

Ai ka shtuar se operacioni ndaj Iranit ishte "i guximshëm dhe brilant".

"Kur presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë", ka thënë ai, duke shtuar se "asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë".

SHBA-ja ka goditur tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Irani ka paralajmëruar për pasoja.

Rusia dënon sulmin e SHBA-së mbi objektet bërthamore të Iranit

1 v. më parë / 22 qer 2025 14:04
Vladimir Putin

Photo: Associated Press

Ministria e Jashtme e Rusisë ka “dënuar fuqishëm" sulmet ajrore të SHBA-së mbi objektet bërthamore iraniane, duke i quajtur ato "një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

Në deklaratën e saj në Telegram, ministria ka paralajmëruar për pasoja të mundshme "radiologjike" dhe ka thënë se sulmet shënuan "një përshkallëzim të rrezikshëm... me dëmtim të mëtejshëm të sigurisë rajonale dhe globale".

Garda Revolucionare e Iranit thotë se përgjigjja ndaj SHBA-së do të shkaktojë "keqardhje të thellë"

1 v. më parë / 22 qer 2025 13:40
Garda Revolucionare

Photo: Associated Press

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka thënë se përgjigjja e tij ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të "shkaktojë keqardhje të thellë".

"Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe përmes opsioneve që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor", thuhet në një deklaratë të IRGC-së e botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, raporton CNN.

IRGC-ja ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.

"Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit ose bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin", thuhet më tej në deklaratë.

SHBA-ja ka sulmuar të shtunën vonë tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Netanz dhe Esfahan.
Irani ka paralajmëruar për pasoja menjëherë pas sulmit.

Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë

1 v. më parë / 22 qer 2025 12:42
B-2

SHBA-ja ka goditur tri centralet bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Esfahan, mes një konflikti të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se bombarduesit e fshehtë B-2 ishin të përfshirë në sulm.

Një zyrtar amerikan më vonë ka konfirmuar se bombat bunker-shkatërruese u hodhën në centralet Fordow dhe Natanz, ka raportuar The New York Times.

Këta bombardues SHBA-ja i kishte përdorur edhe në luftën e fundit në Kosovë, e po ashtu në luftërat në Irak e Afganistan. 

Menjëherë pas sulmit mbi Iran, Trumpi ka kërcënuar me sulme të mëtejshme kundër tij nëse kombi nuk dorëzohet.

Por, çfarë është një bombardues i fshehtë B-2 dhe arma bunker-shkatërruese që është përdorur për të sulmuar objektet iraniane?

Bombarduesit e fshehtë B-2 thuhet se janë të përfshirë në sulmet e SHBA-së në tri centralet bërthamore të Iranit. 

Bombarduesit amerikanë B-2, të njohur si avioni ushtarak më i shtrenjtë i ndërtuar ndonjëherë, kushtojnë rreth 2.1 miliardë dollarë amerikanë secili.

Prodhuar nga Northrop Grumman Corporation  B-2 është i vetmi avion i aftë të mbajë një bombë mjaftueshëm të madhe për të goditur objektin kryesor dhe më të mbrojtur bërthamor të Iranit në Fordow, i cili është ndërtuar thellë në një mal.

Rrezja e veprimit të B-2 është rreth 9,600 kilometra, sipas Forcave Ajrore të SHBA-së. Me furnizim ajror me karburant, bombarduesi, me vëzhgueshmëri të ulët, mund të arrijë praktikisht çdo objektiv në të gjithë botën.

Avioni mund të mbajë një gamë të larmishme armësh konvencionale dhe bërthamore.

Bombarduesit mund të kenë një ekuipazh prej dy personash, pilotin në sediljen e majtë dhe një komandant misioni në të djathtë, sipas Forcës Ajrore. Sipas Reuters, vetëm 21 B-2 janë prodhuar pasi programi i planifikuar i blerjes së Pentagonit ishte shkurtuar.

Ato konsiderohen si një nga platformat më të përparuara të armëve strategjike të Amerikës, të afta të hyjnë në mbrojtjet ajrore të sofistikuara dhe të kryejnë sulme precize kundër objektivave si Fordoë.

Teknologjia e fshehtësisë së B-2 përfshin materiale që nuk mund të kapen nga radarët dhe karakteristika këndore të dizajnit që minimizojnë zbulimin nga sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut, sipas Reuters.

Seksioni tërthor i radarit të bombarduesit thuhet se është i krahasueshëm me atë të një zogu të vogël, duke e bërë atë pothuajse të padukshëm për radarët konvencionalë.

Materialet e përbëra të B-2, veshjet speciale dhe dizajni i krahëve kontribuojnë të gjitha në "fshehtësinë" e tij, sipas Forcës Ajrore Amerikane.  

Bombarduesit B-2 operojnë nga një bazë e Forcave Ajrore Amerikane në Misuri.

Çfarë është një bombë shkatërruese bunkerësh?

Sipas raportimeve, hapësira e brendshme e B-2 është projektuar posaçërisht për të ruajtur karakteristikat e fshehtësisë, ndërkohë që akomodon ngarkesa të mëdha municionesh, të cilat mund të përfshijnë dy GBU-57 Massive Ordnance Penetrators (MOP).

MOP është një bombë me precizitet të lartë, e cila ndonjëherë quhet "bombë shkatërruese bunkerësh".

Siç ka raportuar ABC Neës, MOP është e vetmja armë konvencionale që mendohet se është e aftë të depërtojë dhe shkatërrojë uzinën bërthamore Fordow.

Ajo peshon më shumë se 13 tonë, është gjashtë metra e lartë dhe është projektuar posaçërisht për të "mposhtur objektiva të forta dhe të varrosura thellë" si bunkerët dhe tunelet, sipas një dokumenti faktesh nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Besohet se MOP-t mund të arrijë thellësi deri në 60 metra para se të shpërthejnë.