Të paktën 34 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy aksidenteve me autobusë në Pakistanin verilindor dhe jugperëndimor, kanë bërë të ditur autoritetet.
Dymbëdhjetë pelegrinë vdiqën në autostradën bregdetare Makran në jugperëndim, ka thënë ministria e Brendshme, ndërsa një zyrtar i shpëtimit ka bërë të ditur se 22 kanë vdekur kur një autobusi i pasagjerëve ra në një luginë të thellë në Kashmirin e sunduar nga Pakistani, raporton Reuters.
Koordinatori i shpëtimit, Rawalpindi Muhammad Usman, ka deklaruar se autobusi i dytë kishte 25 pasagjerë, duke përfshirë gjashtë gra dhe një fëmijë, nga të cilët 22 kanë vdekur dhe një është plagosur rëndë. Të gjithë trupat janë nxjerrë nga lugina, ka shtuar ai.
Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi në një deklaratë shprehu “ngushëllimet e përzemërta për familjet e të ndjerit në të dy aksidentet”.
Të mërkurën, një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë u përmbys në Iranin qendror, duke lënë të vdekur 28 pasagjerë dhe të lënduar 23 të tjerë.
-
18 të vdekur pasi një autobus që transportonte të ftuar të një dasme bie në një lumë në Pakistan
-
28 të vdekur pas përplasjes së autobusit që transportonte pelegrinë në Iran
-
Aksidentohet autobusi në Kashmir, të paktën 21 të vdekur
-
Autobusi bie në një luginë shkëmbore në Pakistan, 28 të vdekur
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve pasi një autobus ra në një humnerë në Pakistan