Një autobus me pelegrinë ka rrëshqitur dhe është rrotulluar në një grykë të thellë në një autostradë malore në Kashmir të Indisë të enjten, si pasojë e së cilës vdiqën të paktën 21 persona, thanë autoritetet raporton agjencia “AP”.
Zyrtari shëndetësor Akhnoor Saleem Khan ka thënë se 35 pasagjerë u lënduan në aksident dhe disa prej tyre janë në gjendje serioze. Përplasja ndodhi në rajonin Jammu ku autobusi ra nga një lartësi 150 metra. Shkaku i aksidentit po hetohet.
Shefi i transportit shtetëror të Indisë, Rajinder Singh, tha se autobusi po transportonte pelegrinët në tempullin Shiv Khori në zonën Reasi të Jammus.
India ka disa nga shifrat më të larta të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore.
-
Aksident me autobus në Kashmir, të paktën 30 të vdekur
-
Mbi 10 të vdekur në një aksident autobusi në Indi
-
Detaje nga rënia e autobusit në kanalin e thellë ku humbën jetën dhjetëra persona në Indi
-
Të paktën 36 të vdekur në Indi nga rrotullimi i një autobusi
-
34 të vdekur nga dy aksidente me autobusë në Pakistan