Të paktën 30 persona kanë vdekur në Kashmir të Indisë të mërkurën, kur një autobus me pasagjerë ka rënë në një grykë të thellë, pasi doli nga rruga, ka njoftuar policia raporton agjencia “AFP”.
Aksidenti ndodhi në zonën Doda, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqendrës së Kashmirit, Srinagar.
“30 pasagjerë vdiqën në aksident, të shkaktuar nga neglizhenca e shoferit që goditi një rrethojë të rrugës”, ka thënë zyrtari i lartë policor Sunil Gupta. “Autobusi ra 250 metra poshtë malit”.
Ai ka treguar se 25 persona tjerë janë lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksidentohet autobusi në Kashmir, të paktën 21 të vdekur
-
Detaje nga rënia e autobusit në kanalin e thellë ku humbën jetën dhjetëra persona në Indi
-
Të paktën 36 të vdekur në Indi nga rrotullimi i një autobusi
-
25 të vdekur nga përplasja e autobusit në Indi
-
Mbi 10 të vdekur në një aksident autobusi në Indi