Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur në perëndim të Indisë të shtunën, si pasojë e përplasjes së një autobusi, i cili më pas u kaplua nga flakët, raportoi të dielën “Al Jazeera”.
Shpërthimi i gomave bëri që autobusi të humbiste kontrollin dhe të përplasej me një ndarës rrugor përpara se të shpërthente në flakë, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.
Oficeri i policisë, Sunil Kadasne, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Press Trust of India” se 33 persona ishin në autobus kur aksidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit të shtunën në një autostradë në rrethin Buldhana të Maharashtras.
Tetë persona kanë arritur të mbijetojnë dhe janë dërguar në spital.
Autobusi po udhëtonte nga Nagpur në Pune kur u përplas dhe rezervuari i karburantit mori flakë.
Sipas policisë, shumica e vdekjeve ndodhën për shkak të djegies.
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Të paktën 26 të vdekur nga një zjarr në një klub nate në Indi
-
45 të vdekur pas përplasjes së një autobusi që po udhëtonte nga Medina në Mekë
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë