Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autobusi përplaset me furgon në Pakistan, të paktën 18 të vdekur

Një autobus në Pakistan është përfshirë nga zjarri pasi është përplasur me një furgon në autostradën në provincën lindore Punjab, duke shkaktuar vdekjen e së paku 18 personave dhe lëndimin e 13 tjerëve, raporton agjencia AP.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të së dielës në Pindi Bhattian, ka zyrtari policor Fahad Ahmed.

Autobusi u përplas me një furgon që po barte naftë.

Në autobus kishte më teprë se 40 pasagjerë. Disa nga të shpëtuarit kanë djegie të rënda dhe janë në gjendje kritike. Shoferët e dy automjeteve kanë humbur jetën.