Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autobusi bie në një luginë shkëmbore në Pakistan, 28 të vdekur

Aksidenti me autobus

Aksidenti me autobus

Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Pakistan.

Mediat raportojnë se një autobus me pasagjerë i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe ka rënë nga një autostradë në një luginë shkëmbore.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në jugperëndim të Pakistanit.

Zyrtari policor, Asghar Ali, ka thënë se vozitësi e kishte humbur kontrollin e autobusit në qytetin Washuk, derisa po udhëtonte drejt Turbatit. Sipas autoriteteve shoferi është në mesin e të vdekurve.

Policia i ka transportuar të lënduarit për në spital, derisa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë. 

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Pakistan kur rregullat e trafikut dhe standardet e sigurisë ndiqen rrallëherë, madje edhe në rrugët më të vështira. 

Edhe 18 të vdekur pasi një autobus që transportonte të ftuar të një dasme bie në një lumë në Pakistan Botë 18 të vdekur pasi një autobus që transportonte të ftuar të një dasme bie në një lumë në Pakistan

Aksidenti i fundit ka ndodhur tri ditë pasi 13 anëtarë të një familjeje kanë vdekur si pasojë e një përplasjeje ndërmjet një kamioni dhe një furgoni në provincën lindore Punjab.