Të paktën 18 persona kanë vdekur pasi një autobus që transportonte dhjetëra të ftuar në një dasmë, ka rënë në një lum në veri të Pakistanit të martën, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Gilgit Baltistan ndërsa autobusi po shkonte për në Chakwal, një qytet në provincën Punjab, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Faizullah Farqan, raporton AP.
Ai ka thënë se kërkimet për trupa po vazhdojnë, dhe deri më tani vetëm një grua ishte gjetur e gjallë dhe po trajtohej në spital.
Policia ka thënë se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe oficerët nuk e kishin regjistruar ende deklaratën e të mbijetuarit të vetëm.
Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari ka shprehur ngushëllime dhe kërkoi nga ekipet e shpëtimit që të përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur pasagjerët e humbur.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut dhe standardeve të sigurisë. Në gusht, 36 njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dy përplasje të veçanta autobusësh.
-
34 të vdekur nga dy aksidente me autobusë në Pakistan
-
Autobusi bie në një luginë shkëmbore në Pakistan, 28 të vdekur
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve pasi një autobus ra në një humnerë në Pakistan
-
Të paktën 17 të vdekur pasi një autobus bie në një hendek në Pakistan
-
Detaje nga rënia e autobusit në kanalin e thellë ku humbën jetën dhjetëra persona në Indi