Pak orë pasi që tabloidi pro-demokraci i Hong Kongut, “Apple Daily” ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari, qindra tifozë janë mbledhur në seli të gazetës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ata sollën dhurata, lidhën shirita në rrethoja, dhe disa thërrisnin slogane inkurajuese në shi. Disa madje edhe po qanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta vendosi të mbyllej pasi u akuzua se raportimet e saj kanë shkelur ligjin e sigurisë nacionale, duke çuar në ngrirje të aseteve të kompanisë në vlerë 2.3 milionë dollarë.
Stafi prodhoi edicionin e fundit të gazetës “Apple Daily” ndërsa foli me mbështetësit dhe gazetarët në vendin e ngjarjes.
Edicioni i fundit i gazetës është shitur plotësisht. U prodhuan 1 milion kopje që u shitën.
U shitën plotësisht qysh në ora 8:30 të mëngjesit, shkruan agjencia AP.
“Kjo është dita jonë e fundit, edicioni i fundit, a reflekton kjo realitetin se Hong Kongu ka filluar të humbasë lirinë e mediave dhe të shprehurit?” – ka thënë dizajnuesi grafik i Apple Dailyt, Dickson Ng. “Pse duhet të përfundojë kështu?”
Gazeta shtypi 1 milion kopje të numrit të fundit, për dallim nga 80 mijë sa shtypte zakonisht.