Redaksia e gazetës pro demokraci në Hong-Kong, të enjten, është bastisur nga më shumë se 500 policë.
Udhëheqësit e gazetës “Apple Daily” janë akuzuar për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare.
Policia ka arrestuar në shtëpitë e tyre kryeredaktorin dhe katër shefa të tjerë të gazetës.
Gjithashtu, ka ngrirë asete në vlerë prej 2.3 milionë dollarësh që ishin në pronësi të tri kompanive që kishin lidhje me “Apple Daily”.
Gazeta është në pronësi të Jimmy Lai, i cili ndodhet në burg i ngarkuar me një sërë akuzash.
“Apple Daily” njihet si një gazetë me qëndrime kritike ndaj Kinës.
Policia ka bërë të ditur se që prej vitit 2019, kjo e përditshme ka publikuar më shumë se 30 shkrime, me të cilat u kishte bërë thirrje shteteve që të vendosnin sanksione ndaj Hong-Kongut dhe Kinës.
Që prej miratimit të ligjit të sigurisë kombëtare janë arrestuar me dhjetëra aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong.