Pak orë pasi që tabloidi pro-demokraci i Hong Kongut, “Apple Daily” ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari, qindra tifozë janë mbledhur në seli të gazetës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ata sollën dhurata, lidhën shirita në rrethoja, dhe disa thërrisnin slogane inkurajuese në shi. Disa madje edhe po qanin.
Gazeta vendosi të mbyllej pasi u akuzua se raportimet e saj kanë shkelur ligjin e sigurisë nacionale, duke çuar në ngrirje të aseteve të kompanisë në vlerë 2.3 milionë dollarë.
Stafi prodhoi edicionin e fundit të gazetës “Apple Daily” ndërsa foli me mbështetësit dhe gazetarët në vendin e ngjarjes.
Edicioni i fundit i gazetës është shitur plotësisht. U prodhuan 1 milion kopje që u shitën.
U shitën plotësisht qysh në ora 8:30 të mëngjesit, shkruan agjencia AP.
“Kjo është dita jonë e fundit, edicioni i fundit, a reflekton kjo realitetin se Hong Kongu ka filluar të humbasë lirinë e mediave dhe të shprehurit?” – ka thënë dizajnuesi grafik i Apple Dailyt, Dickson Ng. “Pse duhet të përfundojë kështu?”
Gazeta shtypi 1 milion kopje të numrit të fundit, për dallim nga 80 mijë sa shtypte zakonisht.