Një gjykatë apeli në Hong Kong ka rrëzuar tw enjten dënimin për mashtrim ndaj magnatit të medias Jimmy Lai, një fitore e rrallë në betejat ligjore të aktivistit të njohur pro-demokracisë.
Lai, 78 vjeç, kritik i hapur i Partisë Komuniste në pushtet në Kinë dhe themelues i gazetës tashmë të mbyllur Apple Daily, do të mbetet në burg sepse disa javë më parë u dënua me 20 vjet burgim, pasi u shpall fajtor në një çështje tjetër të ngritur sipas ligjit për sigurinë kombëtare të vendosur nga Kina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga arrestimi i tij sipas këtij ligji, i cili u përdor në një goditje disavjeçare ndaj shumë prej aktivistëve kryesorë të Hong Kongut.
Gjendja e Lai ka ngjallur trishtim për humbjen e lirisë së shtypit në qytet dhe ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, megjithëse autoritetet e qytetit këmbëngulin se çështja e tij nuk kishte lidhje me pavarësinë e medias.
Dënimi që wshtw rrëzuar të enjten lidhet me një çështje të mëparshme mashtrimi, në të cilën prokurorët pretendonin se një firmë konsulence e kontrolluar nga Lai kishte përdorur si zyrw hapësirën që biznesi i tij mediatik e kishte marrë me qira për qëllime botimi dhe shtypi.
Në vitin 2022, Lai u dënua me pesë vjet e nëntë muaj burgim pasi u shpall fajtor për dy akuza mashtrimi.
Një gjyqtar i një gjykate më të ulët kishte konstatuar se Lai dhe bashkëpandehuri i tij, Wong Wai-keung, kishin fshehur faktin se firma po përdorte hapësirën dhe kishin shkelur marrëveshjen e qirasë, duke thënë se ai kishte përdorur organizatën e tij mediatike si një mburojë mbrojtëse. Gjithashtu, ai e ka gjobitur Lain me 257,000 dollarë amerikanë.
Por gjyqtarët e gjykatës më të lartë vendosën se prokuroria nuk kishte arritur të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të pandehurit kishin bërë deklarime të rreme.
Vendimi mund të zvogëlojë pak kohën totale të burgimit të Lai.