Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët paraprakisht në fjalën e tyre kritikuan qeverisjet e mëhershme sa i përket korrupsionit e çështjeve të tjera.
Osmani ka thënë se partia në pushtet nuk duhet të krahasohet me qeverisjet e mëparshme, por me veten sepse këtë standard e ka premtuar.
“Neve nuk do të na duhej një Raport i Progresit për të na e përplasur të vërtetën se si po jetojnë sot qytetarët e Kosovës. Për pushtetin e sotëm, a ka më marre sesa ju ta krahasoni veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasohuni me veten sepse ky ka qenë standardi që e keni premtuar. Krahasojeni veten me vitin paraprak. Për këtë shërben raporti i Komisionit Evropian, ju krahason juve me veten tuaj në çdo vit”, ka thënë Osmani gjatë seancës së Kuvendit.
Osmani ka thënë se raporti i Komisionit Evropian tregon se progres nuk u shënua në asnjë fushë që janë më themeloret për jetën e qytetarëve.
E për sistemin e drejtësisë, Osmani u shpreh se raporti ka cekur ndikimin politik.
“Raporti tregon se vendi ynë nuk ka arritur të shënojë përparimin e nevojshëm, të premtuar apo në rastin tuaj më mirë të them – përparimin e propaganduar. Përfundimi më shqetësues është se në disa fusha që janë ndër më themeloret në jetën e qytetarëve, Kosova nuk ka shënuar asnjë përmirësim. Sa i përket sistemit të drejtësisë, Komisioni Evropian gjashtë vjet pas flet për ndikime politike të cilat vazhdojnë të jenë pengesë serioze në paanshmërinë e këtij sistemi”, është shprehur Osmani.
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme plenare, ku po debatohet për Raportin e Komisionit...-
Gashi: LDK-ja të kujtojë shqetësimet e Komisionit Evropian kur ndante miliona për bosat e bizneseve
-
Pushteti e opozita me qëndrime të kundërta për Raportin e Progresit
-
Deputetët opozitarë kritikojnë Qeverinë për gjetjet e Raportit të Progresit
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
-
Raporti i Progresit: Pak progres dhe ngecje në shumë fusha – urgjentisht kërkohet përmirësim në investime publike