Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026.
Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa deputetët pritet të diskutojnë për gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për adresimin e tyre.
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton sfida në funksionimin e institucioneve, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
Në dokument janë ngritur shqetësime për efikasitetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ndërsa është evidentuar edhe mungesa e rezultateve konkrete në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka vlerësuar se ngërçi institucional gjatë vitit ka ndikuar në ngadalësimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Gjatë debatit parlamentar pritet të shqyrtohen rekomandimet e Brukselit dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
BE-ja kritike për diskursin “shumë të polarizuar” të politikanëve
-
IKD: Raporti i KE-së konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe dështimin për t’i avancuar reformat
-
Në sytë e BE-së, Kosova humbi një tjetër vit
-
Ekskluzive, Raporti i Progresit: Kosova pa përparim të dukshëm për shkak të krizës politike