Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 2-5 gradë celsius, e maksimalet mes 11-15 gradë.
“Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
