Ka shkuar në 15 numri i të vdekurve, në mesin e tyre katër fëmijë, në Kiev si pasojë e sulmeve ruse të enjten herët mbi disa zona të kryeqytetit ukrainas.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 48 të tjerë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ishte sulmi i parë i madh rus ndaj Kievit në javë të tëra, ndërsa përpjekjet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës trevjeçare po zhvilloheshin.
Rusia ka nisur 598 dronë dhe 31 raketa të llojeve të ndryshme në të gjithë vendin, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, duke e bërë atë një nga sulmet më të mëdha ajrore të luftës.
Ndërtesa e delegacionit të BE-së në Kiev raportohet të jetë dëmtuar nga sulmet dhe për këtë ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar se për këtë do të thërras të dërguarin e Rusisë në Bashkimin Evropian.