Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepçës nuk i mjafton shkëlqimi në pjesën e dytë

tr

Trepça ishte në disavantazh prej 12 pikëve në pjesën e parë në udhëtim te PAOK-u, 45:33. 

Por në pjesën e dytë, kampionia e Kosovës e udhëhequr nga trajneri Edis Beqiragiq, u kthye me fytyrë krejtësisht tjetër. 

U afrua në vetëm një pikë pesë minuta para fundit të ndeshjes në 71:70, me treshen e shënuar nga Mikaile Tmushiq. 

Pasuan disa gabime nga basketbollistët e skuadrës mitrovicase, ndërsa ata të skuadrës greke shfaqën më shumë në fazën e sulmit, për fitoren e parë në nisje të ndeshjeve të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Dhe ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Selanik, PAOK-u e fitoi me rezultatin 85:74.  

Edhe Trepça e fiton ndeshjen dramatike edhe ndaj Opavas Basketboll Trepça e fiton ndeshjen dramatike edhe ndaj Opavas

PAOK-u ishte finalist i edicionit të kaluar të kësaj gare kur u mposht në ndeshjen e fundit nga Bilbao Basket, dhe rrjedhimisht, ishte favorit për fitore. 

Vendësit e nisën mirë ndeshjen duke i fituar dy çerekët e parë, 27:20 dhe 18:13. 

Trepçës i takoi çereku i tretë, të cilin e fitoi 22:18. 

Edhe gjysmën e periudhës së fundit e luajti më mirë duke u afruar në vetëm një pikë, por pa arritur të bëjë më shumë. 

Në fund, “xehetarët” pësuan humbje me njëmbëdhjetë pikë dallim. 

Chad Broën i kishte statistikat më të mira te Trepça me 13 pikë e dhjetë kërcime. Lojë të mirë patën edhe JaCori Payne e Adnan Arslanagiq. Payne i shënoi 19 pikë, ndërsa pati edhe tri kërcime, katër asistime e një top të vjedhur, kurse Arslanagiq regjistroi 13 pikë, një kërcim e tri asistime. I pati edhe dy topa të vjedhur. Mikaile Tmushiq i shënoi tetë pikë, kurse Drilon Hajrizi i shtoi pesë të tjera. Megjithatë, këto statistika nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur humbjen. 

Për Trepçën, që mbrojtjen e titullit në Kosovë e nisi me humbje në shtëpi nga Peja, 86:80, është paraqitja e tretë në fazën grupore të “FIBA Europe Cup”. 

Vitin e kaluar i humbi të gjitha gjashtë ndeshjet, njërën prej tyre me rezultat zyrtar. 

Dy vjet më parë i kishte një fitore e tri humbje, por që nuk mjaftuan për të avancuar tutje. 

Edhe Trepça fiton edhe në “FIBA Europe Cup” Basketboll Trepça fiton edhe në “FIBA Europe Cup”

Në grup me Trepçën dhe PAOK-un janë edhe Braunschweigu gjerman dhe Anwili polak. 

Ndeshjen e radhës, Trepça e luan në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ndaj Braunschweigut më 22 tetor, nga ora 18:30. 

Në Grupin J garon edhe Bashkimi. Bashkimi luan të enjten nga ora 18;30 ndaj skuadrës së njohur kroate, Cibona. Ky ballafaqim zhvillohet në Zagreb.


Trepça në disavantazh prej 12 pikëve pas pjesës së parë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka nisur garën në “FIBA Europe Cup” ndaj PAOK-ut grek në udhëtim. 

Në pjesën e parë, mitrovicasit janë duke humbur me 12 pikë dallim, 45:33. 

Ndeshja po luhet në Selanik. 

PAOK-u është favorit në këtë ballafaqim, pasi ishte edhe finalist i edicionit të kaluar. Në finale kishte humbur nga Bilbao Basket. 

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragiq është në grup edhe me Braunschweigun gjerman dhe Anwilin polak. 

Edhe Trepça mbyll garimin me tjetër humbje në “FIBA Europe Cup” Basketboll Trepça mbyll garimin me tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”

Çereku i parë u takoi vendësve 27:20, ndërsa i dyti 18:13. 

Statistikat më të mira te Trepça në pjesën e parë i pati JaCori Payne me 11 pikë, 2 kërcime e tri asistime.