Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça e fiton ndeshjen dramatike edhe ndaj Opavas

Trepça

Trepça ka regjistruar tjetër fitore të madhe në “FIBA Europe Cup”, dhe të katërtën rresht përfshirë edhe duelet e Superligës së Kosovës në basketboll. 

Para tifozëve të vet të zjarrtë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti klubin çek Opava, me rezultatin 89:80. 

Sfida ishte dramatike dhe u vendos në fund. Ishte ballafaqimi i tretë i Grupit A, i garës së nivelit të dytë nga ato që i organizon FIBA.

Simon Pursl i mysafirëve shënoi 2 minuta pa u mbyllur ndeshja për 80:79 në të mirë të mysafirëve. 
Trepça u kthye më pas me seri 8:0 dhe nuk lejoi befasi për fitoren e dytë në grup, pas asaj në udhëtim te Spliti kroat. 

James Graham e nisi serinë me tre pikëshin e shënuar 1 minutë e 25 sekonda pa u mbyllur ndeshja. Më pas shëunan edhe JaCori Payne e Andreë Thelëell. Mikaile Tmushiq e mbylli ballafaqimin me ngulitje të jashtëzakonshme dhe Trepçës i takoi fitorja me nëntë pikë dallim.   

Trepça e fitoi çerekun e parë 17:16, ndërsa të dytin Opava 23:21. 

Edhe Trepça e pret Opavan çeke, Bashkimi luan në Estoni Basketboll Trepça e pret Opavan çeke, Bashkimi luan në Estoni

Dy periudhat e fundit, mitrovicasit i fituan me rezultatin 27:22 dhe 24:19, për fitoren e rëndësishme. 
Shaën Jones i kishte statistikat më të mira në fitore te skuadra e udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragiq. Jones i pati 19 pikë, ndërsa i shtoi edhe 10 kërcime e tri asistime. JaCori Payne i shënoi 19 pikë dhe kontribuoi me tri kërcime e katër asistime. James Graham i shënoi 14 pikë, Drilon Hajrizi 13, ndërsa Andreë Thelëell kontribuoi në fitore me 11 pikë. Jakub Slavik te mysafirët e mbylli ndeshjen me 15 pikë, 11 kërcime e tri asistime. 

Trepça tani ka pesë pikë në grup, pas dy fitoreve e një disfate. Opava e ka një fitore e dy humbje. 
Menjëherë më 28 tetor, Trepça luan në Tbilisi të Gjeorgjisë ndaj Batumit. Para atij dueli, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës, Trepça e pret në shtëpi Golden Eagle Yllin.