Sigal Prishtina e ka nisur me fitore edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina të shtunën në palestrën “13 Qershori” fitoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 78:76. Ishte ndeshje e barabartë deri në fund.
Prishtina e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultatin 18:12.
Çereku i dytë i takoi Yllit që përfundoi me rezultatin 20:19.
Prishtina u kthye duke e fituar çerekun e tretë 27:19. Ylli e fitoi bindshëm çerekun e fundit me rezultatin 25:14 dhe u afrua në dy pikë në fund por që në fund fitorja i takoi Prishtinës.
Lamb Autrey u veçua te Prishtina me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.
U dallua edhe Arian Azemi me 12 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Lojë të mirë tek Ylli pati Trevon Allen me 22 pikë dhe tri kërcime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo