Bashkimi e ka nisur me fitore shumë të thellë edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bashkimi të dielën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 96:60.
Shkëputjen e madhe, Bashkimi i nisi që në çerekun e parë duke e fituar me shifrat 27:13.
Edhe çereku i dytë u fitua thellë nga skuadra prizrenase, 23:13.
Bashkimi shkoi në pjesën e parë me epërsi prej 24 pikë, 50:26. Çereku i tretë u fitua sërish nga Bashkimi 30:17.
Dhjetëminutëshi i fundit u fitua nga Ylli me një pikë epërsi 17:16, por pa ndikuar në rezultatin e takimit.
Te Bashkimi u dalluan Jajuan Johnson me 17 pikë, dy kërcime dhe një asistim dhe Shannon Shorter me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim.
U veçua edhe Lejson Zeqiri me 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim.
Ndërsa lojë të mirë te Ylli pati Lis Shoshi me gjashtë pikë dhe dy kërcime.