Klubi i basketbollit, Bashkimi, të hënën në faqen zyrtare ka lëshuar një komunikatë lidhur me situatën e basketbollistit amerikan, Wendell Green Jr.
Wendell Green Jr. i mungoi Bashkimit të dielën në ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit të elitës së basketbollit të Kosovës ndaj Trepçës. Kampionia në fuqi, Trepça, triumfoi 88:71 ndaj Bashkimit në Prizren. “Xehetarët” tashmë kanë avantazh 2:1 në serinë finale.
Klubi nga Prizreni njoftoi se Wendell Green Jr. ka munguar për shkak të gripit dhe jo siç është spekuluar se 22-vjeçari ishte testuar për testin antidoping.
“Dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët dhe opinionin sportiv se në ndeshjen e djeshme, lojtari ynë Wendell Green nuk u paraqit për shkak të një gjendjeje shëndetësore jo të mirë nga gripi, e cila e pamundësoi pjesëmarrjen e tij në fushë.
Gjithashtu, theksojmë se Wendell Green nuk është testuar asnjëherë për test antidoping, dhe çdo spekulim në këtë drejtim është i pabazë dhe i pavërtetë.
Pas një rikuperimi të shpejtë, Wendell tashmë është mirë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës të mërkurën në Mitrovicë”, shkruan Bashkimi.
-
Wendell Green: Nuk ndikohem nga thashethemet, i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës
-
KosADA tregon se a e ka testuar Wendell Greenin për doping
-
Wendell Green premton kthim të fuqishëm në finalen e tretë
-
Mobilizimi i Bashkimit, sinjal për dy përballje tjera të zjarrta
-
Bashkimi merr goditje të rëndë, Anderson humb finalet ndaj Trepçës