Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Dominim i amerikanëve, Vining më i miri

Amerikanët në basketboll

Një tjetër xhiro, një tjetër pesëshe “amerikane” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës të hënën ka publikuar lojtarin më të mirë të xhiros së 17-të dhe pesëshen më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Akili Vining i Trepçës është MVP i xhiros së zhvilluar në fundjavë. Ai udhëhoqi Trepçën drejt fitores ndaj Bashkimit, duke realizuar 23 pikë, nëntë asistime e dy kërcime.

Pos tij në pesëshen e xhiros janë edhe Scott Bamforth e Brandon Huffman të Yllit, Shaquan Jules i Borës dhe Khalil Dukes i Sigal Prishtinës.

Bamforth është amerikan, por ka edhe pasaportë kosovare.