Malcolm Armstead i Sigal Prishtinës është shpallur “MVP” i javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Armstead shkëlqeu të dielën në fitoren e Prishtinës ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 83:71.
37-vjeçari kontribuoi në fitoren e skuadrës prishtinase me 26 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Amerikani zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Trevor Morre e Xavier Johnson të Pejës, Arian Azemin e Bashkimit dhe Jericole Hellemsin e Borës.