Auto

Pse të gjithë po e blejnë këtë veturë – eksperti i automjeteve tregon për versionin elektrik

Renault 5

Vetura elektrike, Renault 5, është lansuar në fillim të 2025-s, por së fundmi është bërë temë diskutimi në internet. Në një video të titulluar “pse të gjithë po e blejnë këtë veturë”, youtuberi i famshëm amerikan,

Mat Watson, dikur gazetar për automjete, ka thënë se të gjithë po drejtohen kah kjo veturë për shkak të cilësisë së saj.

Ndonëse ky tip ishte lansuar në vitet e 70-ta, versioni i ri ka bërë që të marrë famë.

Watson ka thënë se ky Renault është modern, me dizajn origjinal e gjithçka brenda tij ka elegancë dhe i integruar.

“Ky është Renaulti 5, krejtësisht i ri. Renault 5 origjinal është lansuar në vitin 1970, por doli nga prodhimi shumë më parë, në vitin 1996. Megjithatë, tash është ringjallur në formën e një makine elektrike. Pyetja është, a i bën Renault 5 i ri nder trashëgimtarëve të paraardhësit”, ka thënë ai në Youtube.

Gjithçka brenda veturës është teknologji e kohëve të fundit.

Hidhni një vështrim.