Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lexusi prezanton modelin RC

Prodhuesi japonez ka lëshuar imazhet e modelit të përditësuar RC.

Lexus RC kishte premierën më 2013, në panairin e veturave në Tokio, kështu që ishte koha për të rikthyer këtë Coupe.

Versioni sportiv i RC F Sport do të ketë gjithashtu një maskë të re që, me strukturën e saj specifike rrjetë, ndjek modelet e tjera të Lexus F Sport, transmeton kp.

Ndryshime të vogla të projektimit u bënë në pjesën e pasme të makinës.

Sa i përket brendësisë, RC ka marrë një orë analoge të re në një ndarje të pasagjerëve si Lexus LC.

Ka 7 dizajne të brendshme në kombinim me 11 ngjyra të trupit, duke përfshirë ngjyrën e re "Mustard Yellow".

Edhe Dalin pamjet e Range Rover 2026 Auto 2 muaj më parë Dalin pamjet e Range Rover 2026

Motorizimi është i pandryshuar, por Lexus pretendon se te motori me tubo-benzinë 2.0 është avancuar pedali i gazit.

Lexus RC do të debutojë përpara një audience të makinave në Paris në fillim të tetorit.

{gallery}