Auto

Lexus sjell seri të re të RX-it

Gama e Lexus RX tani është bërë me serinë e re që quhet Black Line. Pjesë e serisë së re janë versionet RX 350 dhe RX 450h. Seria e re, po ashtu, është e bazuar në modelin RX me paketën F Sport.

RX Black Line, ndër të tjera, vjen me maskën e përparme të errët, rrotat 20-inçësh nga alumini, ulëset me lëkurë ngjyrë të zezë, si dhe me një set çantash për udhëtim “Zero Halliburton”, transmeton KOHA.

{gallery}

Versioni RX 350 vjen me motor benzinë 3.5-litër V6 me kapacitet prej 299 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi. Si opsion për zgjedhje, ofrohet edhe në version me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Ndërsa versioni RX 450h vjen me motor 3.5-litër V6 dhe tre motorë elektrikë, ku në total është me kapacitet prej 312 kuajfuqish.

Lexus RX Black Line do të prodhohet në seri të kufizuar prej 1,000 njësi (750 të RX 350 dhe 250 të RX 450h), ndërsa sa i përket çmimit, në tregun amerikan do të fillojnë nga 50,635 dollarë.