Lexusi ka lansuar një veturë të re të modelit “Black Inspiration”.
Kjo veturë do të jetë në dispozicion nga nëntori i këtij viti, ndonëse çmimet ende nuk janë konfirmuar, raporton “Auto Express”.
LC Black Inspiration vjen me pajisje shtesë të komoditetit e sigurisë. Një timon me nxehje, ulëse të ngrohura dhe ajrosura, hyrje pa çelës. Amortizues adaptues po ashtu vijnë. Si dhe sensorë paralajmërues në pjesën e pasme.
Lexusi do të ofrojë në këtë model mundësinë e zgjedhjet e motorit, hibrid 3.5 litërsh V6 me 354 kuajfuqi apo V8 5.0 litra me 417 kuaj fuqi, me transmetues automatik. Hibridi mund të lëvizë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 5 sekonda, ndërsa V8 e përshkon këtë distancë për 4.7 sekonda.
{gallery}
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Dalin pamjet e Range Rover 2026
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro