Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Debuton koncepti elektrik i Lamborghinit

Lamborghini ka shfaqur për herë të parë veturën e vet të parë elektrike duke prezantuar konceptin Lanzador.

Edhe pse brendi është ndër më të njohurit për motorët e fuqishëm me djegie të brendshme, Lamborghini ka vendosur të fokusohet në diçka të re. Kompania italiane planifikon ta prodhojë shumë shpejt veturën e re në bazë të këtij koncepti që ka debutuar në Monterey Car Week në Kaliforni.

Koncepti Lanzador është tërësisht elektrik dhe vjen me sistemin me 2+2 ulëse të kombinuar me profilin e ulët, shkruan Auto-Express.

Duke folur për veturën e re, shefi ekzekutiv i Lambos, Stephan Winkelman, ka thënë se kompania e tij “po hap një segment të ri veturash”.

“Kjo do t’u ofrojë klientëve një përvojë të paparashikueshme të Lamborghinit falë teknologjisë”, ka thënë ai.

Lamborghini ka thënë se i gjithë interieri përbëhet nga materialet me burim në Itali.

Edhe Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë Auto 1 muaj më parë Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë

Nuk janë dhenë detaje për performancën apo specifikat për baterinë, por Lamborghini ka thënë se bëhet fjalë për “motorë me fuqi të lartë” në secilin bosht të veturës për shkak të ngasjes që tërheq me të gjitha rrotat.

Vetura pritet të jetë gati për dalje në rrugë në vitin 2028.

{gallery}