Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini do ta shfaqë prototipin e veturës elektrike këtë fundjavë

Lamborghini do ta sjellë një koncept të ri tërësisht elektrik këtë fundjavë në Monterey Car Weel, raporton “Auto Express”.

Pjesa më e madhe e suksesit të Lamborghinit është bazuar në veturat me motorë me djegie të brendshme, por edhe kompania San’Agata ka plane për vetura elektrike.

Lamborghini ka njoftuar se do të shfaqë pamje të veturës së saj tërësisht elektrike në Monterey Car Week që mbahet këtë fundjavë në SHBA.

Lamborghini thotë se do të “zbulojë prototipin e parë”.

Shefi i marketingiut të Lamborghinit, Federico Foschini ka thënë për “Auto Express” se do të duhet të pritet që vetura e parë elektrike e kompanisë të dalë në rrugë.

Lamborghini plotësisht elektrik pritet të dalë në rrugë në vitin 2028.

Lamborghini ka qenë hezitues të dalë me vetura elektrike, dhe nuk është befasi duke marrë parasysh sukseset e njësive V10 dhe V12.

Artikuj të ngjashëm