Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lexusi të mërkurën prezanton modelin e ri RZ450e

Lexusi të mërkurën do të prezantojë modelin e ri crossover elektrik RZ450e. Si paralajmërim për këtë, ditë më parë ka publikuar edhe një video të shkurtër se çfarë mund të presin klientët.

Me këtë koncept, Lexusi ka shpallur synimet e mëdha për të ardhmen.

Deri në vitin 2025, Lexusi do të prezantojë 20 modele të reja ose të modifikuara, duke përfshirë më shumë se 10 modele tërësisht elektrike.

Për modelin e ri nuk ka shumë detaje, por pritet që Lexus RZ 450e të ketë më shumë se 215 kuaj fuqi. Me bateritë 71,4 kWh, autonomia pritet të jetë më shumë se 220 milje (354 km).

Përveç kësaj, pritet që të ketë tërheqje më të katër rrotat dhe shumë risi të tjera. \autoblog

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm