Auto

Toyota planifikon ta zgjerojë linjën e veturave elektrike me bateri deri në vitin 2026

Toyota

Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, ka njoftuar të hënën se do ta rrisë linjën e saj të veturave elektrike me bateri në Evropë në gjashtë modele deri në vitin 2026, raportoi Reuters të hënën.

Pritet që automjetet e tilla të përbëjnë më shumë se 20 për qind të shitjeve të veturave të reja në rajon deri atëherë.

Prodhuesi më i madh në botë i veturave për nga shitjet në një deklaratë ka thënë se priste të shesë më shumë se 250,000 automjete me bateri çdo vit në Evropë deri në vitin 2026, pasi kërkon rritje të madhe në një treg ku prej kohësh është tejkaluar nga rivalët.

Toyota synon shitjen e 1.5 milionë automjeteve me bateri në vit në mbarë botën deri në vitin 2026.

Automjetet me bateri llogariten për 1% të shitjeve të Toyotas në mbarë botën prej rreth 8.5 milionë automjeteve gjatë 10 muajve të parë të vitit, përfshirë ato të markës së saj luksoze Lexus.

Toyota tha gjithashtu se do të ngrejë një njësi biznesi të fokusuar në hidrogjen në Evropë pasi kërkon të komercializojë teknologjinë duke zhvilluar sisteme të qelizave të karburantit dhe duke mbështetur partneritetet tregtare për të.