Honda Motor ka bërë me dije se do t'i zvogëlojë investimet e saj në automjetet elektrike, duke pasur parasysh kërkesën në rënie dhe do të përqëndrohet në kapjen e kërkesës në rritje për automjete hibride me modele të reja, ka raportuar Reuters.
Drejtori ekzekutiv, Toshihiro Mibe, ka deklaruar se prodhuesi i makinave ka ulur investimet e planifikuara në elektrifikim dhe softuer deri në 2030-n.
Kjo kompani ka bërë me dije se planifikon t'i lansojë 13 modele hibride të gjeneratës së ardhshme nga viti 2027.
Në anën tjetër, prodhuesi i baterive, Tesla, ka thënë se i janë rritur aksionet në ditën e parë të tregtimit në Hong Kong, pasi bëri ofertën fillestare.
Artikuj të ngjashëm
-
Honda planifikon investim 2.5 miliardë dollarësh në fabrikën e re në SHBA
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA
-
Fordi tërheq mbi 20 mijë automjete hibride
-
Nissan dhe Honda planifikojnë të bashkohen në një kompani