Kompania amerikane e automjeteve, Ford, do të tërheqë mbi 20 mijë automjete hibride nga tregu për shkak të shqetësimeve lidhur me baterinë, raportoi të enjten Reuters.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada ka thënë se tërheqja përfshin disa automjete të llojit Ford Escape dhe Lincoln Corsair të viteve 2020-2024.
"Një defekt prodhimi në bateri mund të rezultojë në një qark të shkurtër të brendshëm dhe dështim të baterisë për shkak të tensionit të lartë", ka thënë ky institucion.
Tregtarët do ta zëvendësojnë paketën e baterisë sipas nevojës falas, ka thënë rregullatori i sigurisë së automjeteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA