Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, ka njoftuar tërheqjen nga tregu të rreth 420 mijë automjeteve në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që lidhet me funksionimin e rripave të sigurimit.
Sipas autoriteteve amerikane të sigurisë rrugore, problemi prek 419,967 automjete të modeleve Ford Expedition dhe Lincoln Navigator të prodhuara mes viteve 2018 dhe 2022, raportoi të enjten Reuters.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë në Trafikun Rrugor në SHBA (NHTSA), bëri të ditur se rripat e sigurisë mund të mos tërhiqen ose të zgjerohen siç duhet, duke mos garantuar mbrojtjen e nevojshme të pasagjerëve në rast aksidenti.
Sipas hetimeve paraprake, rripi i sigurisë në sediljen e shoferit ose të pasagjerit të përparmë mund të bllokohet pa dashje, duke penguar lëvizjen normale. Kjo mund të rrisë rrezikun e lëndimeve në rast përplasjeje.
Tërheqja e automjeteve vjen në kuadër të standardeve të sigurisë së industrisë automobilistike dhe synon eliminimin e çdo rreziku të mundshëm për drejtuesit dhe pasagjerët.
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu