Prodhuesi i automjeteve Toyota Motor planifikon ta rrisë prodhimin gjatë këtij viti.
Synimet e kësaj kompanie janë që të prodhojë rreth 10.3 milionë automjete globalisht në vitin 2024, duke e rritur prodhimin e saj vjetor radhazi, raportoi “Nikkei” të hënën.
Toyota po përgatitet ta rrisë prodhimin falë shitjeve të mëdha të automjeteve hibride.
Për vitin kalendarik deri në dhjetor, prodhuesi i automjeteve synon të prodhojë 3.4 milionë automjete në Japoni dhe 6.9 milionë automjete jashtë shtetit, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm