Prodhuesi japonez i automobilave, Toyota, ka rritur prodhimin global të automjeteve me 9 për qind në janar, duke shënuar kështu rritjen e parë në dy muaj edhe pse Toyota vazhdoi të ndjente tendosjen nga mungesa globale e çipave, raportoi të hënën Reuters.
Kjo kompani që është prodhuesi më i madh i veturave në botë për nga vëllimi, si dhe prodhuesit e tjerë të veturave, janë ende duke u përballur me furnizime të çipave, megjithëse kufizimi është lehtësuar krahasuar me një vit më parë, kur bllokimet për shkak të pandemisë goditën ndjeshëm furnizimet e gjysmëpërçuesve.
Toyota ka thënë se prodhoi 689,090 automjete gjatë janarit në gjithë botën, një rritje prej 8.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Shitjet globale ranë për 5.6 për qind në 709,870 automjete, ka njoftuar Toyota, duke reflektuar ndikimin e vazhdueshëm të mungesës së çipave.
-
Prodhimi global i Toyotass bie për të nëntin muaj radhazi
-
Toyota synon t’i prodhojë rreth 10.3 milionë automjete në vitin 2024
-
Prodhimi i Toyotas shënon rritje gjatë shtatorit
-
Për tri vjet radhazi, Toyota shpallet prodhuesi me më së shumti shitje në botë
-
Krizë te prodhuesi më i madh i veturave në botë