Auto

Krizë te prodhuesi më i madh i veturave në botë

Kompania e veturave, Toyota, të martën ka njoftuar rënien më të keqe se sa pritej në fitimin tremujor dhe uli objektivin e saj vjetor të prodhimit. Kompania japoneze lufton kostot në rritje të materialeve dhe mungesën e vazhdueshme të çipave, shkruan Reuters.

Prodhuesi më i madh i veturave në botë për nga shitjet paralajmëroi gjithashtu se do të jetë e vështirë të parashikohet e ardhmja, pas rënies së katërt radhazi të fitimit tremujor.

Gjatë pandemisë, Toyota rezultoi më mirë se shumica e prodhuesve të veturave në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit, por ajo ra viktimë e mungesës së zgjatur të çipave këtë vit, duke ulur objektivat mujore të prodhimit në mënyrë të përsëritur.

Fitimi operativ për tre muajt e fundit të shtatorit ra në 3.79 miliardë dollarë, shumë më pak se një vlerësim mesatar prej më shumë se 5.5 miliardë euro.