Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, do të fillojë prodhimin e automjeteve sportive elektrike në fabrikën e saj në Kentaki nga vera e vitit 2025, raportoi të martën Reuters.
Ky hap i kompanisë japoneze po bëhet duke synuar prodhimin mujor prej më shumë se 10 mijë automjeteve deri në fund të vitit, sipas të përditshmes së biznesit “Nikkei”.
Kompania synon të shesë rreth një milion automjete elektrike në nivel global deri në vitin 2026.
Zëdhënësi i Toyotas ka thënë se detajet e raportuara nuk ishin diçka që kompania kishte njoftuar dhe se nuk kishte ende një vendim se kur do të fillonte prodhimi i automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara.