Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, synon të prodhojë të paktën 2.5 milionë automjete në vit në Kinë deri në vitin 2030, raportoi të dielën Reuters.
Plani, i cili nuk është raportuar më parë, përfaqëson një strumbullar strategjik nga prodhuesi me më së shumti shitje të veturave në borë, në tregun më të madh të automjeteve, duke nënvizuar ambicien e tij për të rikthyer biznesin e humbur nga BYD.
Strategjia e Toyotas është në kontrast me atë të prodhuesve të tjerë globalë të automjeteve, përfshirë ata japonezë, të cilët po tërhiqen nga Kina.
Kjo kompani synon të rrisë prodhimin në deri në 3 milionë automjete në vit deri në fund të dekadës, thanë dy nga burimet.
Numri më i madh tregon një rritje prej 63% në krahasim me rekordin prej 1,84 milionë automjetesh që prodhoi në Kinë në vitin 2022. Vitin e kaluar ajo prodhoi 1,75 milionë automjete atje.
-
Toyota synon t’i prodhojë rreth 10.3 milionë automjete në vitin 2024
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike
-
Mercedes-Benzi planifikon uljen e kostos së fuqisë punëtore në Kinë