Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë po shkojnë drejt një ngadalësimi për shkak të kërkesës së ulët dhe pasigurive të jashtme, tha të mërkurën një shoqatë e madhe e industrisë kineze, raportoi Reuters.
Shitjet e automjeteve pritet të rriten me 1% këtë vit, duke u ulur nga 9.4% vitin e kaluar, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave (CAAM).
Rritja e shitjeve të automjeteve elektrike dhe hibrideve plug-in pritet të ngadalësohet në 15.2% nga 28.2%, ndërsa eksportet e automjeteve mund të rriten me 4.3% pas një rritjeje prej 21.1% më të fortë se sa pritej në vitin 2025, treguan të dhënat.
Shoqata tutje ka theksuar se kërkesa e brendshme mbetet e pamjaftueshme, pasi perspektiva e paqëndrueshme e të ardhurave të banorëve dhe shqetësimet për pasigurinë në punë rëndojnë blerjen.
Më tej është vlerësuar se pasiguritë gjeopolitike dhe tensionet ekonomike dhe tregtare do të ushtrojnë presion në rënie mbi eksportet.
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Firmat gjermane në vështirësi ndërsa Kina i sfidon në terrenin e tyre
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja