Në fillim të tetorit, kryeqyteti francez do të presë kompanitë më të mëdha të veturave në botë që do të prezantojnë modelet dhe konceptet e fundit për publikun e gjerë.
Këtë vit, vizitorët do të kenë mundësi të shohin risi të shumta, ndër të cilat janë edhe tri premiera të Lexusit japonez.
Lexus në Paris vjen me një Coupe të ristilizuar RC. Fotot e para të këtij modeli u publikuan në fund të gushtit dhe më shumë detaje do të dihen në hapjen e panairit, transmeton ksp.
Nën-brendi i njohur i Toyotës do të ekspozojë në këtë panair edhe Lexus LC Limited Edition, i cili do të mbërrijë në dyqanet e shitjes me pakicë në Evropë në nëntor të 2018-ës.
Risia e tretë në Paris do të jetë edhe gjenerata e shtatë e Lexus ES, i cili debutoi këtë pranverë në Pekin. Ky Sedan luksoz do të përballet me modelet e tregut të tilla si Mercedes E-Class, Audi A6 dhe BMW Series 5.
Edhe
Dalin pamjet e Range Rover 2026
Gjithashtu, Lexus njoftoi se do të hapë një libër të porosive për kompakt Crossoverin UX gjatë panairit. Ky model është shumë i rëndësishëm për realizimin e planeve të një nën-brendi japonez që dëshiron të shesë në total prej 100,000 vetura në Evropë në vit, në 2020-ën.
Panairi i veturave në Paris për përfaqësuesit e medias fillon më 2 tetor, ndërsa dy ditë më vonë do të hapen edhe portat për vizitorët.