A është veturë? Aeroplan? Apo dron?
Ky mjet fluturues duket një version më i madh i një droni të zakonshëm.
I krijuar nga kompania kineze “XPENG AEROH”, testimi i taksit fluturues në Dubai ofron një pamje në të ardhmen, shkruan agjencia AP. Në të ardhmen njerëzit mund të shmangin kolonat nëpër rrugë dhe të arrijnë në destinacion duke fluturuar.
“XPeng X2”, i zhvilluar nga firma kineze XPeng Inc me seli në Guangzhou, është një nga dhjetëra projekte të veturave fluturuese nëpër botë.
Vetëm pak prej tyre janë testuar me pasagjerë në të, dhe me gjasë do të duhen shumë vjet para se ndonjë të vihet në shërbim.
Testimi së fundi është bërë pa pasagjerë, mirëpo kompania ka thënë se ka testuar me pasagjerë në korrik të vitit 2021.
“Testimi është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Omar Al Khan, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Dubait.
Al Khan ka shtuar se Dubai po punon me sektorin privat që të krijohet një rregullore për veturat fluturuese.
“Ne presim që në vitin 2024 gjenerata e re e veturave të reja të jetë e gatshme dhe në vitin 2026 do të shini më tepër testime. Është veturë 700 kilogramë, dhe fluturon. Nga distanca nuk e vëreni se është 700 kg. Duket si dron, por mund të fluturojë deri 140 kilometra për 45 minuta. Është hapi i parë drejt arritjes së ëndrrës”, ka thënë Al Khan.