Taksi fluturuese që do të përbëhet nga një dron do të transportojë katër pasagjerë dhe bagazhe, në distanca deri në 200 kilometra, njoftoi të enjten Volkswagen. Projekti është për tregun kinez, shkruan Autocar.
Taksia fluturuese ka tetë rotorë për ngritjen dhe dy helikë të tjerë për fluturimin horizontal.
Sipas kreut të VW-së në Kinë, Stephan Wollenstein, ky është një produkt i përshtatur për klientët në Kinë, "nevojat e tyre për lëvizshmëri vertikale" dhe afinitetin për teknologjitë moderne.
Disa fluturime testuese janë planifikuar për këtë vit, për të optimizuar konceptin.
Testet për drejtim më të avancuar, me një dron të përmirësuar, do të bëhen në fund të verës së vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Veturat fluturuese kineze shëtisin në qiellin mbi Dubai
-
Firma kineze teston taksin fluturues në Dubai
-
Testohet me sukses taksia ajrore elektrike që arrin shpejtësinë deri në 96 km/h
-
Parisi do të përdorë taksi fluturuese gjatë Lojërave Olimpike 2024
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri