Një taksi ajrore e re elektrike nga prodhuesi i avionëve “Volocopter” ka përfunduar me sukses testimin e parë.
Avioni, i quajtur “VoloConnect”, është duke u projektuar për të transportuar rreth zonave urbane dhe periferike me shpejtësi deri në 96 km në orë, shkruan “Daily Mail” të mërkurën.
Gjatë fluturimit provë, që zgjati 2 minuta e 14 sekonda, taksia arriti 24 km/h kur fluturonte përpara, dhe 17 km/h kur fluturonte anash.
Avioni me ngritje dhe lundrim është ende një prototip, por “Volocopter” ka konfirmuar se avioni ka "të gjithë aerodinamikën e planifikuar dhe tiparet e performancës së produktit të ardhshëm tregtar".
“VoloConnect” është automjeti i tretë i kompanisë që i nënshtrohet fluturimeve testuese.
Në konferencën e teknologjisë së transportit, të martën në Arkansas të SHBA-së, u bë e ditur se eVTOL ka kryer fluturimin e parë testues pa ekuipazh në maj, pas 17 muajsh në zhvillim.
Edhe
SHBA-ja miraton veturën e parë fluturuese elektrike
Inxhinierët nga Volocopter, me bazë në Bruchsal, Gjermani, vlerësojnë shpejtësitë e ulëta dhe të larta të avionit dhe aftësinë e tij për të kaluar midis fluturimit vertikal dhe horizontal.
{gallery}