Shefi e pronari i veturave elektrike Tesla, Elon Musk thotë se veturat që kompania e tij është duke ndërtuar ende janë shumë të shtrenjta.
Edhe pas prezantimit të Model 3, i cili kushton 38 mijë dollarë, Musk thotë se kjo kompani duhet të prodhojë një model edhe më të lirë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e rëndësishme që të bëjmë vetura të përballueshme nga çmimi. Kjo është ajo që më shqetëson mua tani, veturat tona nuk janë të përballueshme aq sa duhet. Ne duhet ta rregullojmë këtë”, ka thënë Musk.
Ai nuk ka treguar se kur pritet të dal modeli i ri i Teslas, por ai pritet të jetë më i vogël se Model 3 dhe se nuk pritet të ndërtohet në SHBA apo Kinë, por në Evropë.
Tesla së fundi ka ndërtuar një fabrikë të re Gigafactory në Gjermani, por nuk dihet nëse do të prodhohet modeli i ri në këtë fabrikë.